Liberalizimi i Vizave: Albin Kurti i jep mesazhet e veta në platformen X

by engel

Në profilin e vetë në platformen X, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkruar lidhur me fillimin e zbatimit të lëvizjes së lirë për qytetarët Kosovarë.

Ai ka përmendur se liberalizimi i vizave do të ofrojë mundësi për qytetarët që të vizitojnë familjarët e vetë por edhe do të mund të ndjekin mundësi të reja lidhur me biznes, arsim apo kulturë.

banner

“Prej ditës së sotme Kosova udhëton pa viza, duke iu bashkuar vendeve fqinje që e gëzojnë prej kohësh këtë të drejtë. Qytetarët tanë tani kanë pozitë të barabartë për të vizituar familjen ose për të ndjekur mundësi arsimore, kulturore dhe biznesi një fluturim të shkurtër larg—një hap nga izolimi, një hap më afër”, ka shkruar Kurti ne X.

Përveq porosisë për mundësi që sjell liberalizimi i vizave, Kurti ka përmendur edhe detyrat që duhet të respektohen nga qytetratë e Kosovës kur ata të udhëtojnë në vendet e zonës Schengen. Ai i ka porositur qytetarët se duke respektuar këto që i kemi fituar tashmë, në të ardhmen mund të arrijmë edhe më shumë të drejta.

“Ndërsa festojmë këtë moment historik, le të respektojmë edhe kushtet që vendos regjimi pa viza, si qëndrimi jo më shumë se 90 ditë brenda çdo periudhe 180 ditore dhe pa leje pune. Ne arrijmë të drejta më të mëdha duke i ushtruar me përgjegjësi ato që kemi fituar”, ka shkrua Kurti.

Ky është postimi:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy