Aventurës te Çelsi po i vjen fundi, klubi i Premier Ligës bën gati ofertën për Brojën

by engel

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në dyshim te Çelsi, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pritet të largohet në janar pasi nuk ka arritur të bindë drejtuesit dhe trajnerin Poçetino.

Siç bëjnë me dije mediat britanike, e interesuar për shërbimet e 22-vjeçarit kuqezi është Uest Hemi, me klubin nga Londra që prej kohësh e monitoron atë.

banner

Tashmë duket se kampionët e Ligës së Konferencës kanë dërguar skautët për ta ndjekur nga afër Brojën dhe po përgatisin një ofertë për të bindur Çelsin që ta lërë të lirë.

Kjo e fundit ende ka dyshimet e saj nëse do ta largojë që tabni Brojën apo duhet të presë deri në verë, pasi ende nuk ka arritur një marrëveshje me asnjë sulmues për ta zëvendësuar, duke parë dhe që Nikolas Xhekson u nis drejt Kupës së Afrikës me Senegalin./PANORAMASPORT

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy