Së shpejti baba i një vajze, Luiz Ejlli tregon emrin e padëgjuar

by Merita

Nuk është e thjeshtë edhe kjo periudhë e pritjes së ëmbël, megjithatë si Luizi, ashtu edhe Kiara, mezi po presin të bëhen prindër të një vajze. Siç tregoi ai në “Më lër të flas”, ka dashur gjithmonë të jetë baba i një vajze, ndaj mezi po pret ta ketë në krahë vogëlushen e tij.

Megjithatë, mes shumë sfidave të tjera, Luizi tregon edhe si po shkon edhe gjetja e emrit të vajzës. I pyetur nga vëllezërit Veshaj nëse e kanë zgjedhur emrin me të cilin do ta pagëzojnë vogëlushen e tyre, ai tregoi se emri i parë që i vjen në mendje është “Skedina” – që askush të mos ketë mundësi ta kapë kurrë.

banner

Kur po i mendoj këto gjëra, më vjen natyrshëm të them “dua t’ia vë emrin Skedina, mos ta kapë kurrë askush”. Por pjesa më e bukur është kur të thotë bashkëshortja, Kiara në këtë rast: “Zemër, si do ia vëmë emrin?” Të pyet kot. Çfarëdo që të thuash ti, e ka ndarë ajo, të lodh kot, sa për të thënë që “ta dhashë një alternativë”. Kështu që duhet të pyesni Kiarën. Unë Kiarës i kam thënë “vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë. Unë nuk do e thërras kurrë në emër. Sido që t’ia vësh ti, ajo do jetë gjithmonë princesha e babës…

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy