“500 mijë kosovarë do të largohen nga Kosova”

by Nexhat

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, rreth 500 mijë qytetarë të Kosovës këtë vit do të shkojnë në vendet e Europës Perëndimore.

Spahiu këtë deklarata e dha për agjencinë të lajmeve serbe “Beta” se shumica e qytetarëve të Kosovës do të përpiqen të gjejnë punë në Perëndim, por edhe se shumë do të largohen nga frika e luftës

banner

“Pothuajse çdo familje nga Kosova ka të paktën një anëtar që jeton dhe punon në Perëndim. Në Kosovë pagat janë shumë të ulëta dhe papunësia është e lartë, kështu që shumë të rinj e shohin të ardhmen e tyre në vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore. Unë pres që kjo vetëm në një vit, rreth gjysmë milioni banorë të Kosovës të shkojnë në Perëndim”, tha Spahiu.

Nexhmedin Spahiu

Sipas tij, pasojat e valës së madhe të migrimit, e cila pritet pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, do të ndikojë negativisht në zhvillimin e shoqërisë kosovare

“Liberalizimi i vizave do të shkaktojë tërmet në Kosovë. Largimi i një numri të madh të të rinjve do të ndikojë në shoqërinë kosovare në shumë fusha. Pritet që një numër i konsiderueshëm i pensionistëve të largohen nga Kosova dhe të shkojnë të jetojnë me fëmijët e tyre në perëndim ”, tha Spahiu.

Ai ka pretenduar se edhe frika nga lufta do të jetë arsye që, sipas tij, do të largohen shumë qytetarë.

“Frika nga lufta do të ekzistojë derisa të zbatohet plotësisht plani franko-gjerman. Për shkak të frikës së luftës, dukshëm më pak njerëz erdhën në Kosovë nga Perëndimi për festat e Vitit të Ri sesa në vitet e kaluara”, tha ai.

Spahiu thotë se këtë vit do të jetë formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe njohja reciproke e Serbisë dhe Kosovës, e cila, sipas tij, mund të zvogëlojë numrin e personave që planifikojnë të largohen nga Kosova.

“Pres që në të njëjtën ditë të formohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe të valojë flamuri i Kosovës në Beograd në objektin e misionit diplomatik. Shumë nuk besojnë se Beogradi do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por kur Beogradi e njohu pavarësinë e Kroacisë në fillim të viteve nëntëdhjetë, atë që nuk e prisnin atëherë as serbët e as kroatët, me siguri Aleksandar Vuçiq tani edhe de favto edhe de jure do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, theksoi Spahiu.

Ai tha se hapja e misioneve diplomatike në Beograd dhe Prishtinë, Kosovë do të hapë dyert për hyrje në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

“Anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare është një nga kushtet thelbësore për ardhjen e investitorëve dhe kjo përmes hapjes së vendeve të punës do të zvogëlonte ndjeshëm numrin e largimeve nga Kosova”, tha ai.

Spahiu thekson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq me siguri do të zbatojë të gjithë marrëveshjen franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Vuçiq ka gjithçka nën kontroll dhe sigurisht që do të lejojë hapjen e misioneve diplomatike të Serbisë dhe Kosovës në Beograd dhe Prishtinë, që do të jetë njohje de jure dhe de facto e pavarësisë”, ka përfunduar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy