Një studim ndërkombëtar nga WSL zbulon se në dekadat e fundit atmosfera është bërë më e thatë se në kohët para-industriale
Në Evropë ajri nuk ka qenë kurrë kaq i thatë.
Kjo u zbulua nga një studim ndërkombëtar mbi unazat e pemëve i kryer nga Instituti Federal për Kërkimin e Pyjeve, Borës dhe Peizazhit (WSL).
Studimi bëri të mundur përcaktimin e të ashtuquajturës etje për ujë të ajrit, d.m.th deficiti i presionit të avullit (VPD) i cili përshkruan ndryshimin midis përmbajtjes aktuale të ujit dhe përmbajtjes maksimale të mundshme të ujit të ajrit.
Rezultati?
Në dekadat e fundit, thatësia e ajrit është jashtëzakonisht e lartë në krahasim me kohët para-industriale, veçanërisht në fushat e Evropës Qendrore, Alpe dhe Pirenej.
Rritja nuk do të ishte e këtyre përmasave pa emetimet e gazeve serrë, shpjegon WSL.
Sa më i lartë të jetë deficiti – thotë studiuesja Kerstin Treydte – “aq më e madhe është kërkesa për ujë e të korrave”. Në pyje, shton ajo, “furnizimi me dru dhe sekuestrimi i karbonit janë në rrezik, duke çuar në pasiguri në lidhje me rregullimin e klimës dhe ruajtjen e ardhshme të karbonit të këtyre ekosistemeve”./Informim/