Avokatët e Berishës ankimojnë masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kryeministrin

by Nexhat

Avokatët e Sali Berishës kanë dorëzuar në Gjykatën e Apelit ankimimin për masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kryeministrin.

Tri ditë më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK-ut për shtrëngimin e masës së sigurisë për Berishën

banner

Ai dyshohet për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, shkruan Euronews.al.

Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikëqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë

Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy