Berisha shkel “arrestin e shtëpisë”, avokatët ankimojnë masën në Apel

by engel

Ditën e sotme, Sali Berisha sfidoi vendimin e GJKKO për masën “arrest shtepie ndaj tij”, duke organizuar protestë e duke komunikuar me megafon me protestuesit e mbledhur poshtë banesës së tij.

Krahas kesaj, njëri nga avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi tha për Top Channel se ka ankimuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka ndaj Sali Berishës.

banner

Ankimimi i dorëzuar në Apel, kërkon shfuqizimin e vendimit që nga detyrim paraqitje, dërgoi në datë 30 dhjetor 2023, nën arrest shtëpiak ish-funksionarin, e dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në bashkëpunim.

Avokati Mëngjesi i tha Top Channel se mbrojtja argumenton në dy pika kryesore, së pari për të rrëzuar vendimin e gjyqtares antikorrupsion nuk ekzistojnë kushtet për ta rënduar këtë masë, dhe së dyti se gjyqtarja Irena Gjoka gjendet në konflikt interesi, e për këtë shkak duhet shfuqizuar vendimi i saj.

Sipas mbrojtjes gjyqtarja Gjoka është larguar nga detyra në 1996-ën nga ish-presidenti i asaj kohe Sali Berisha, ndërkohë që KLGJ këmbëngul se gjyqtarja u rikthye në detyrë nga e njëjta KLD, në gusht të 1996.

SPAK kërkoi gjatë dhjetorit arrest shtëpiak ndaj Berishës, mbasi nuk u paraqit në tre raste para oficeres së policisë gjyqësore, ashtu sikurse kishte urdhëruar Gjykata Antikorrupsion.

Ky refuzim i ish-kryeministrit u konsiderua nga SPAK si mosbindje ndaj gjykatës dhe për këtë arsye ju drejtua Këshillit të Mandateve. Vendimi i gjykatës u ekzekutua nga Policia e Shtetit, e cila e mbikëqyr periodikisht, ndërsa ish-kryeministri ka detyrimin të mos komunikojë me askënd veç familjes./top channel

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy