Shkrimtari dhe gazetari Ibrahim Kadriu ka theksuar se identiteti religjioz po del para atij kombëtar. Sipas tij, identiteti kombëtar po dëmtohet me reagimet publike që po bëhen.
Kadriu ka deklaruar se në shqiptari gjithmonë primar ka qenë identiteti e pastaj feja.
“Reagimet e përgjithshme intelektuale janë pikërisht për ruajtjen e identitetit. Ti mund të jesh fetar, por në plan të parë ti je shqiptar. Si shqiptar mund të kesh katolikë, myslimanë, dervishë, ortodoksë, por në plan të parë janë shqiptarë”, ka thënë ai, ndërsa ka kujtuar një thënie të shkrimtarit Gjergj Fishta.
“Fishta e ka një thënie shumë interesante. Ne, thotë ai, po na thonë se myslimanët janë ekstremë se janë kundër katolikëve, thotë, nuk është e vërtetë. Po ju themi Evropës, thotë Fishta, nëse ndodhë t’i sulmojnë myslimanët shqiptarë ne do t’i marrim kryqet dhe do t’i shkrijmë e do t’i bëjmë plumba që t’i ruajmë vëllezërit tanë myslimanë”.