Kadriu: Po të mos ishte NATO-ja, Serbia do të hynte brenda natës

by Nexhat

Shkrimtari Ibrahim Kadriu ka thënë se njohja mes Kosovës dhe Serbisë me patjetër do të ndodhë, por ka shtuar se trupat ndërkombëtare në vend janë të paktë.

“Këtu është fat që e kemi NATO-n. Po të mos kishte qenë, brenda natës do të hynin në Mitrovicë, janë këta dhe po e mbajnë rendin. Nuk do të lejohet luftë tjetër në Ballkan sepse atëherë do të ndodhte tragjedia më e madhe se në Rripin e Gazës”, ka thënë ai.

Kadriu ka theksuar se shqiptarët kanë qenë nën presionin e Evropës me dekada më parë dhe jo vetëm tash.

“Presioni evropian ka qenë edhe i përparshëm, me dekada, ndonëse nuk kemi qenë shtet me dekada, por presioni ka qenë në kohën e formimit të Shqipërisë. Ky presion do të vazhdojë më tutje. Është e çuditshme se si një herë nuk marrin qëndrim serioz ndaj Kosovës. Evropa me ndërhyrjet e tyre veç dëmton”.

Arsyetoi se shpjegim për sjelljen e BE-së me Serbinë mund të jetë se do ta ruajë nga Rusia.

“Shpjegimi mund të jetë ruajtja e Serbisë mos të shkojë kah Rusia. Vështirë do ta arrijë me këtë formacion në Serbi, sepse ky formacion sytë i ka në Rusi”, ka përfunduar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy