Kokainë e kanabis mes patateve për t’i futur në burgun e Vlorës

by Nexhat

Shërbimi Kombëtar i Kontrollit të Burgjeve arrestoi në flagrancë një shtetas i cili tentoi të fuste një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike në burgun e Vlorës.

Në pranga u vu shtetasi F.C, pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimeve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike kanabis sativa dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit F.C iu dërguan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”./ euronews.al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy