Krahasimi i Kurtit me Millosheviqin, Bislimi e quan Gazmend Muhaxherin “politikan lokal të papërgjegjshëm”

by Nexhat

 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për Radio Gorazhdevcin është pyetur rreth deklaratës së kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, se Kurti po i trajton serbët në Veri sikur Millosheviqi shqiptarët dikur.

Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk bën politika për të kënaqur politikanë lokalë “të papërgjegjshëm sikurse z.Muhaxheri”.

banner

Numri dy i Qeverisë ka thënë se Muhaxheri ka provuar që ta luajë politikanin e nivelit nacional por që ka dështuar plotësisht. Kryenegociatori Bislimi ka ftuar gazetarin e Radio Gorazhdevcit që të mos i kushtojnë rëndësi deklarimeve të tilla.

“Unë mendoj se në përpjekjen e tij për të luajtur politikanin e nivelit nacional ai dështoi plotësisht, sepse ai mendoi se kjo është mënyra se si bëhet opozitarizmi. Sidoqoftë ju s’duhet t’i kushton rëndësi qëndrimeve të politikanëve të tillë”, ka thënë Bislimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy