Prishtinasit së shpejti nën vëzhgimin e kamerave me inteligjencë artificiale, Rama: Do të identifikohen personat e përfshirë në vjedhje e hedhja e pavend e mbeturinave

by Nexhat

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se për herë të parë në Prishtinë nga ky fillimvit do të vendosen kamerat e sigurisë të cilat do t’i monitorojë policia e vendit.

Rama bën të ditur se këto kamera kanë një inteligjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do të ndihmojnë që përmes policisë, të bëjnë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet

banner

Lexoni të plotë njoftimin:

Për herë të parë në Prishtinë, nga ky fillimvit do të vendosen kamerat e sigurisë të cilat do t’i monitorojë policia e vendit

Këto kamera kanë një inteligjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.

Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet.

Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahësh, bëjnë tejkalim në vi të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak

Kryeqyteti do të jetë më i sigurt!.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy