Zyrtare: Mergim Vojvoda vazhdon me Torinon

by Nexhat

Torino ka njoftuar se ka rinovuar marrëveshjen me Mergim Vojvodën.

Reprezentuesi i Kosovës do të jetë pjesë e skuadrës italiane deri në vitin 2025.

banner

Këtë gjë, Torino e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale të tyre, duke bërë të ditur se Vojvoda do të qëndrojë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

“Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka ushtruar opsionin për të vazhduar kontratën e lojtarit Mergim Vojvoda deri më 30 qershor 2025”, thuhet fillimisht në njoftim

“Mergim Vojvoda ka lindur më 1 shkurt 1995. Ai u rrit si futbollist në ekipet e të rinjve të Standard Liege, dhe bëri debutimin e tij në ligën e parë belge me fanellën Royal Excel Mouscron në sezonin 2016-2017”.

“Pas tri vitesh, gjatë të cilave ai bëri 103 paraqitje në ligë dhe kupa – gjithashtu duke shënuar dy gola – ai u kthye në Standard Liège ku luajti edhe një sezon”.

“Në Toro që nga gushti 2020, me Granata ai krenohet me 103 paraqitje dhe 3 gola. Për të edhe 53 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Kosovës”, përfundon komunikata e Torinos

https://twitter.com/TorinoFC_1906/status/1742478632163967311?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1742478632163967311%7Ctwgr%5Eb8f825775a2ccd3a2e855862fa8fe4f258c2ec7e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-mergim-vojvoda-vazhdon-torinon%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy