Djemtë kërcënojnë prindërit në Strellc të Deçanit: “Dilni prej shpie ose ju vrasim”

by engel

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psiqike e fizike nga fëmijët e tyre.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Strellc i Epërm në Deçan, ku dy vëllezër po dyshohen se kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj prindërve të tij.

banner

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit kanë bërë presion viktimave (prindërve) e madje edhe i kanë kërcënuar seriozisht, duke iu dhënë ultimatum që të largohen nga shtëpia brenda javës ose “do t’i vrasin”.

Përballë kësaj situate, prindërit e kanë raportuar rastin në Polici dhe kanë shpjeguar detajet e asaj që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy