Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka takuar trupat britanike të KFOR-it që janë dislokuar në vend.
Cameroni tha se i ka falënderuar trupat britanike për shërbimin dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të sigurisë në Kosovë dhe rajon.
“KFOR-i luan një rol thelbësor për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovë, duke forcuar sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën perëndimore”, shkroi Cameron.
Ministri britanik mbrëmë mbërriti në Kosovë për vizitën e tij të parë zyrtare këtë vit, ku u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ndërsa gjatë ditës u takua edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.
I thanked UK troops deployed to @NATO_KFOR for their service and dedication in support of Kosovan and regional security.
— David Cameron (@David_Cameron) January 4, 2024
KFOR plays an essential role in helping maintain a safe and secure environment for all in Kosovo, bolstering security and stability across the Western… pic.twitter.com/dWoPEjfZTC