Është bastisur banesa e politikanit serb Nikolla Sanduloviq që është arrestuar dhe pastaj rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari. Bastisja është bërë me kërkesë të prokurorit dhe miratim të Gjykatës.
Avokati i politikanit serb Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, për RTK ka thënë së banesa e tij është bastisur me arsyetim të sigurimit të provave për veprën penale që është përhapja e urrejtjes nacionale ndaj serbeve
Me këtë akt, sipas tij, Serbia po e tejkalon Bjellorusinë për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Avokati Stojkoviq në “Lajmet e fundit” në RTK, ka thënë se Sanduloviqin e kanë rrahur keq dhe se gjendja shëndetësore e tij është jotabile.
Avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka treguar ngjarjen në detaje për dhunën dhe linçimin në mediat e kapura nga Vuçiq që i është bërë klientit të tij./RTK