Ylbert Ramadani është ambientuar menjëherë në futbollin italian.
Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Lecces.
Përfaqësuesi shqiptar ka folur për mediumin italian “Corriere dello Sport” për eksperiencën e tij në Itali, për qytetin, për futbollin dhe ka zbuluar se si përmes një telefonate ishte bindur që t’i bashkohej ekipit nga Serie A, .
“Unë dhe familja ime jemi ambientuar mirë, skuadra më ka pritur në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi fillimisht mesfushori i dobishëm.
“Unë nuk ndihem lider, pasi ka shumë të tillë në dhomat e zhveshjes. Por, është e qartë se në këtë rol ka nevojë për një personalitet enorm. Unë ndihem mirë, ajo e mesfushorit qendror është një pozitë që më pëlqen dhe më duhet ta pranoj se D’Aversa më ka ndihmuar shumë. Ma ka shpjeguar se çka dëshiron nga unë dhe se në cilat aspekte duhet të përmirësohem. Falë përkrahjes së tifozëve i kam zhvilluar këto paraqitje. Afërsia e tyre më ka shtyrë përpara, ditë pas dite, që të jap gjithçka”, vazhdoi ish-futbollisti i Ferizajt.
Si u binda të shkoja në Lecce? Ka mjaftuar një telefonatë. Kur menaxheri im foli me drejtorin e klubit, menjëherë e kemi kuptuar se Lecce ishte zgjidhja e duhur për mua. Vërtet, ka mjaftuar pak kohë për t’u bindur…”, përfundoi Ramadani.