Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq është dërguar në spital.
Pas arrestimit të tij nga inteligjenca serbe, Sanduloviq është dërguar në Spitalin Mjekësor Ushtarak që ndodhet në Beograd.
Njoftimin e ka dhënë avokati serb Cedomir Stojkoviq.
“Pasi u dërgua dje në një vend të panjohur nga pjesëtarët e shërbimit të sigurimit serb, Nikola Sanduloviq sot në mëngjes është paraqitur në VMA (Spitali Mjekësor Ushtarak). Sapo kam jam njoftuar nga gruaja e tij e cila më ka lajmëruar se ai është nën vëzhgimin e pjesëtarëve të policisë dhe shërbimit inteligjent dhe se nuk e lënë ta shohë, as nuk i thonë pse është aty apo si është shëndeti i tij” ka shkruar Stojkoviq
Kjo ndodhi vetëm 1 ditë pasi Sanduloviq u shpreh ngushëllimet e tij shqiptarëve të Kosovës në rrjetin social X për eliminimin e familjes Jashari në vitin 1998 dhe vetëm 1 minutë pasi mediat e regjimit filluan fushatën e gjuhës së urrejtjes kundër tij.
“I kërkoj komunitetit ndërkombëtar që të injorojë shijet e ndryshme politike dhe të veprojë në parim në këtë rast”, ka shkruar avokati serb.
https://twitter.com/FIGHT_4_RIGHT_S/status/1742871111732261183?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1742871111732261183%7Ctwgr%5Ebce04e4411523228102ab10a5079b23b9587322d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fu-arrestua-nga-bia-pasi-i-kerkoi-falje-kosoves-per-krimet-serb-sanduloviq-perfundon-ne-spitalin-ushtarak-ne-beograd%2F