Abazi: Pranimin e targave nga Serbia, Kurti e bëri për çështje financiare

by Nexhat

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar sot pas njohjes së targave RKS nga Serbia, duke thënë se e ka bërë për çështje financiare.

Abazi përmes një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se deklaratat e kryeministrit Kurti se Serbia e ka bërë pranimin e tabelave RKS për të moszbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin është një manipulim

banner

Sipas tij, Serbia po realizon procese të kalkuluara historike duke arritur zbrazjen e Luginës dhe vështirësimin e funksionalitetit të Kosovës, ndërsa ne merremi me deklarata kozmetike e postime për trimërinë e Sveçlës.

Postimi i plotë:

Serbia ka pranuar tabelat RKS për të përfituar financiarisht nga lëvizja e qytetarëve të Kosovës pas liberalizimit të vizave. Këtë vendim e ka bërë vetëm disa ditë para përfundimit të vitit. Pritjet e gjata disa orësh në kufijtë me Serbinë janë kolonat e makinave që paguajnë taksë rrugore, furnizohen me derivate, blejnë nëpër markete, paguajnë haraç, dhe kërkojnë e paguajnë për shërbimet tjera derisa kalojnë nëpër Serbi.  Përfituesi nga lëvizja me makina dhe autobus drejt shteteve evropiane nga liberalizimi i vizave është Serbia.

Serbia në çdo vendim ka kalkulimin e përfitimit financiar dhe përfitimit nga xhepi i qytetarëve të Kosovës, përderisa qeveritarët dhe eksponentët e saj për më shumë se dy vite kryefjalë e kanë luftën dhe rrjedhimisht frikësimin e investitorëve dhe turistëve. Kjo mendësi e publicitetit të konfliktit dhe luftës në njërën anë e konfliktit të vazhdueshëm me njësitet elitë të policisë, është mendësi qeverisëse e frikësimit të qytetarëve me qëllim të qeverisjes me manipulim dhe për defokusim nga problemet reale të qytetarëve!

Deklaratat se Serbia e ka bërë pranimin e tabelave për të mos zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin është manipulim i Kryeministrit. Vuçiq ka arritur ta mbajë Kosovës në kurth dhe njësoj por edhe me sanksione ndaj Kosovës ka arritur që t’ja vendos lakun në fyt me mbishkrimin e ‘Zajdenicës’ dhe tani po i mbledhë paratë e Kosovarëve në ikje për Perëndim! Serbia po realizon procese të kalkuluara historike duke arritur zbrazjen e Luginës dhe vështirësimin e funksionalitetit të Kosovës, ndërsa ne merremi me deklarata kozmetike e postime për trimërinë e Sveçlës!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy