Gjobiten dy shoferë në rrugën Mitrovicë – Vushtrri, u kapën duke bërë gara sportive me vetura

by Nexhat

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të premte ka gjobitur dy shoferë për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë hasur në aksin rrugor Mitrovicë – Vushtrri duke bërë gara sportive me vetura, në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor.

Kështu sipas policisë, ata kanë penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

“Ndaj kundërvajtësve shoferëve u  janë  shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe  nga një (1) pikë negative”, thuhet në komunikatën për media

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy