Lumenjtë e mëdhenj anembanë Britanisë u përmbytën të premten pas shiut të dendur.
Edhepse qeveria që ka lëshuar më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje, operatorët e udhëtimit kanë njoftuar për ndërprerje serioze dhe rreth 1000 shtëpi kanë pësuar dëme deri më tani.
Një seri stuhish në javët e fundit dhe reshjet e zgjatura që filluan të enjten, ranë në tokë të ngopur dhe shpejt shkaktuan që lumenjtë dhe rrugët ujore tashmë të fryrë të shpërthenin brigjet e tyre në Angli dhe Uells.
Stuhitë kanë shkaktuar përmbytje edhe në pjesë të tjera të Evropës ditët e fundit.
Lumi Trent në Anglinë qendrore doli nga shtrati, duke bërë që autoritetet lokale të shpallin një alarm. Shërbimi zjarrfikës i Londrës tha se iu desh të shoqëronte rreth 50 persona për t’ju ofruar siguri pasi një kanal në lindje të kryeqytetit u tejmbush dhe doli nga kanali.
“Ne jemi zgjuar, siç po shihet, kemi një situatë me shumë të rreshura në të gjithë vendin,” tha për BBC Caroline Douglass, drejtoresha përgjegjëse për menaxhimin e përmbytjeve në Agjencinë e Mjedisit.
Douglass tha se rreth 1.000 shtëpi deri më tani ishin përmbytur. Great ëestern Railëays tha se linjat e saj në tre pjesë të jugut të vendit ishin të mbyllura. Rrugët në zonat më të prekura u mbyllën gjithashtu.
Më shumë reshje shiu parashikohen për ditet në vijim, ndonëse jo me të njëjtin intensitet siç u pa gjatë natës, por gjatë vikendit pritet të kthehet një mot më i thatë./Reuters