Përdoruesit e pajisjeve Android duhet të jenë të kujdesshëm nëse kanë ndonjë nga aplikacionet e mëposhtme në telefonin e tyre.
Google ka hequr 13 aplikacione nga Play Store, të cilat ekspertët e sigurisë zbuluan se përmbanin virusin Xamalicious.
Xamalicious është një virus që lejon hakerët të shkarkojnë në distancë të dhënat nga pajisja e një përdoruesi pasi të instalohet aplikacioni.
Kjo i lejon hakerët të hynë në ekran si dhe të aktivizojnë leje të ndryshme në telefon. Pasi t’i jepet qasja, hakerët mund të infektojnë pajisjen me spyware ose Trojans që vjedhin para nga llogaria.
Lista e aplikacioneve që përdoruesit duhet t’i fshijnë:
Essential Horoscope for Android
3D Skin Editor for PE Minecraft
Logo Maker Pro
Auto Click Repeater
Count Easy Calorie Calculator
Sound Volume Extender
LetterLink
NUMEROLOGY: PERSONAL HOROSCOPE &NUMBER PREDICTIONS
Step Keeper: Easy Pedometer
Track Your Sleep
Sound Volume Booster
Astrological Navigator: Daily Horoscope & Tarot
Universal Calculator
Përdoruesit këshillohen t’i fshijnë këto aplikacione nëse i kanë në telefonin e tyre, si dhe të kontrollojnë nëse Xamalicious është instaluar në pajisje pa dijeninë e tyre.