Nga shtatzënia e Kiarës, tek përplasjet me Ermal Mamaqin/ Luiz Ejlli rrëfehet si asnjëherë më parë

by Merita

Luiz Ejlli e ka nisur vitin 2024, duke folur më shumë për planet e tij si në jetën private, ashtu edhe atë profesionale. Artisti, në një ndër intervistat e tij të rralla, ka zbuluar jetën e re, tashmë si baba në pritje, por nuk ka lënë pa përmendur as armiqësitë e reja.

Edhe pse u insistua nga moderatorët e programit, ai nuk tregoi për emrin që do t’i vendosin vajzës që pritet të vijë në jetë.

banner

“Ai fëmijë është i joni, por e ndjej se është edhe një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve se që prej fillimit. Unë e shikoj që kanë ardhur kohë të vështira, du me ia vën emrin skedinë që të mos e kapë kush kurrë. Ju keni për ta provu edhe vetë, pjesa më e bukur në të gjithë këtë është që kur të thotë bashkëshortja, në këtë rast Kiara që thotë zemër si do ia vëmë emrin, të pyet kot, ajo e ka ndarë mendjen, gjoja kot ta dhashë një alternativë.

Ju duhet të pyesni Kiarën, unë i kam thënë vetëm kaq, vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë, unë s’do e thërras kurrë në emër sido që t’ia vesh ti, ajo do të jetë gjithmonë princesha e babës, vija ti si të të vijë më mbarë”, tha ai.

Luiz Ejlli nuk la pa prekur edhe spektaklin që e ktheu në personazhin më të komentuar nga publiku.

“Vit i madh për mua është vetëm 2024 sepse bëhem babë, e di i madh dhe i vogël është një emocion i jashtëzakonshëm, më ka ndryshuar jetën. Në vitin 2024 do të jem me njeriun e jetës dhe me vajzën tonë”, u shpreh Luizi.

Një debat virtual është krijuar mes tij dhe Ermal Mamaqit, ndaj fituesi i “Big Brother”, nuk mund ta linte me aq. Pak kohë më parë Ermal Mamaqi ishte i ftuar në një program televiziv ku teksa u pyet për aftësitë e Luiz Ejllit në aktrim, dha një përgjigje ironike. Ai u përgjigj se Luizi është aktor më i mirë sesa këngëtar, deklaratë që nuk u prit mirë nga fansat e këngëtarit. Ky i fundit ishte i ftuar në të njëjtin program, ku ia ktheu flakë për flakë Ermalit.

“Unë nuk jam i kësaj fushe që të them jam aktor i mirë apo jo, por mund të them realisht që edhe ai është shkrimtar shumë më i mirë sesa humorist. Sepse e mbaj mend kur ka qenë panairi i librit, ka pas shkruar një libër ky edhe isha duke pirë kafe, pashë njërin që kaloi me librin e tij në dorë. Duke e ndjekur me sy shkoi u ul në trotuar, nxorri stolin e filloi duke i grisur faqet të shiste gështenja”, ia ktheu Luizi po me ironi.

I pyetur nëse do të kthehet e ëma në Shqipëri për t’i rritur vajzën, Luizi tha që për momentin ajo ndodhet jashtë vendit nën kujdesin e mjekëve, megjithëse sipas tij nëna gjithmonë i thoshte që të bëjë një fëmijë për t’ia rritur ajo.

“Nëna për momentin është nën kujdesin e mjekëve, atje është afër motrës. Gjithmonë më thoshte bëje një fëmijë që ta rris unë, tani i them jepi erdhi koha”, tha ai.

Nga ana tjetër, këngëtari nuk la pa përmendur edhe babain e tij të ndjerë, ku mes lotësh Luizi tha se është i gatshëm të lërë çdo gjë që ka arritur vetëm që ta takojë 5 minuta për ta parë se ku ka arritur i biri.

“Jam gati të lë çdo gjë, që askush të mos më njoh në rrugë vetëm të takoja babain tim 5 minuta të shikonte se çfarë kam sot, ku kam arritur”, u shpreh ai i përlotur.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy