Skenar telenovele jashtë fushës së blertë, futbollistët e njohur “shkëmbejnë” partneret

by engel

Duket si skenar i një telenovele braziliane, por është e gjitha ajo që ndodh jashtë fushës së futbollit, me dy lojarët e fushës së blertë. Ylli i Real Madridit, Eder Militao, dhe lojtari i Flamengos, Leo Pereira, kanë “shkëmbyer” partneret e tyre të mëparshme duke nisur kështu secili një histori të re dashurie.

E gjithë ngjarja e pazakontë ka bërë që të shkruajnë të gjitha mediat në Brazil për atë që po ndodh me jetën personale të dy futbollistëve.

banner

Eder Militao, mbrojtësi 25-vjeçar i Real Madridit dhe lojtar i kombëtares braziliane, i ka dhënë fund historisë së tij me Karoline Lima, me të cilën ka një fëmijë, dhe ka nisur një histori të re dashurie me ish-partneren e Leo Pereiras, lojtari 27-vjeçar i ekipit të parë të Flamengos, Taina Castro. Por rastësisht, është mësuar se kjo e fundit (Taina Castro) ka nisur një lidhje me Eder Militaon.

Taina Castro dhe Leo Pereira janë gjithashtu prindër të dy fëmijëve.

Marrëdhëniet mes çifteve përfunduan në fund të vitit 2022, ku Militao dhe Lima u ndanë pak para lindjes së vajzës së tyre dhe Pereira dhe Castro u ndanë në shtator. Detajet se si Militao dhe Castro u lidhën mbeten të paqarta.

Militao, një lojtar kyç si për kombëtaren braziliane, ashtu si edhe për Real Madridin, aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim në gju.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy