Vrasje apo vetëvrasje, arrestohet bashkëshorti i viktimës

by engel

Nisin hetimet për dhunë në familje, ndërsa nuk përjashtohet pista e vrasjes së Bedrie Lokës. Ndërkohë është shoqëruar në polici edhe bashkëshorti i viktimës. Mbrëmjen e së premtes, policia vendore deklaroi se po heton për keqpërdorim të dhënash, ndërkohë pretendimet e familjarëve të saj, po dhe të personave që punonin me të ngrejnë dyshime se Bedrie Loka është viktimë e dhunës në familje.

I pyetur pas ngjarjes nga punonjës të policisë, bashkëshorti ka deklaruar se mund të ketë qenë “Tik Tok” që e ka shtyrë drejt vetëvrasjes, ndërkohë dyshimet janë shtuar. Xhemal Loku ishte ai që e gjeti i pari mëngjesin e së martës dhe e dërgoi në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Fillimisht ngjarja u interpretua si një rast i rëndomtë vetëvrasjeje, që nuk pati rëndësi as për një njoftim të zbehtë zyrtar, derisa dikush ngriti zërin dhe vdekja e Bedrie Lokës u mediatizua një ditë pasi u përcoll në heshtje, si me turp, drejt banesës së fundit.

Të premten, një ditë pas varrimit, dyert e familjes Loka në lagjen nr.2 të Sukthit, ishin të hapura për mort, por mort nuk ndjehej asgjëkundi. Kunata e viktimës nuk pranoi të flasë për ngjarjen, duke deklaruar se ky është vendim edhe i të vëllait, bashkëshortit të Bedries.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy