Sipas kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, tri vite në krye me Lëvizjen Vetëvendosje ishin të humbura për shtetin e Kosovës.
Ai deklaron se tri vite kanë kaluar “pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht”.
Abdixhiku thotë se Kosova mori sanskione e 300 milionë humbje nga ky izolim dhe se liberalizimi u bllokua për 7 vjet.
Postimi i tij i plotë:
Ja me çfarë mburren përplot delir popullist:
– Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet. Njohja e fundit ishte nga Izraeli, 3 vite më parë; pa ta! Asnjë njohje, asnjë anëtarësim! Sanksione e mbi 300 milion euro humbje nga ky izolim!
– Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘ELEKTROSEVERI’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vite që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori.
– Mburren me liberalizim, proces që e kishin ndërprerë me dhunë qysh në vitin 2016. Asokohe, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia ishin në një paketë. 7 vite të humbura për një kauzë që e kanë harruar tashmë. I thonë demarkacion.
Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht.
Kosova mundet më mirë!
Kosova meriton shumë më mirë!