El Pais: Spanja konfirmon se ka njohur pasaportën e Kosovës

by Nexhat

Ministrja e jashtme e Spanjës ka konfirmuar zyrtarisht për mediat spanjolle s e ka pranuar pasaportat e Kosovës.

Gazeta prestigjioze spanjolle, El Pais ka njoftuar se MPJ e Spanjës ka konfirmuar njoftimin e zyrtarëve shtetërorë të Kosovës se vendi Iberik tashmë zyrtarisht pranon si të vlefshme pasaportat e Kosovës, pavarësisht faktit se nuk e njeh pavarësinë e shtetin e shpallur në vitin 2008

El Pais kujton se Liberalizimi i vizave për Kosovën u miratua nga Këshilli Evropian marsin e vitit të kaluar dhe nga Parlamenti Evropian një muaj më vonë.

Megjithatë, Komisioni paralajmëroi në atë kohë se Spanja ishte përjashtuar nga ky vendim duke mos njohur vlefshmërinë e pasaportave të lëshuara nga autoritetet kosovare

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, José Manuel Albares, than ë atë kohë se “Spanja ka një politikë të mosnjohjes ndaj Kosovës dhe se në këtë rast përfshinë edhe mosnjohjen e pasaportave kosovare”

Ministria spanjolle e Punëve të Jashtme pasi ka konfirmuar pranimin e pasaportës kosovare në doganën spanjolle, nuk ka shpjeguar për El Pais arsyet që kanë çuar në këtë vendim, që tashmë implikon edhe ndryshimin e disa rregulloreve.

Viteve të fundit, qeveria spanjolle e ka kushtëzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës me një marrëveshje që Kosova do ta kishte me Serbinë, por ka siguruar se nuk do të pengonte afrimin e shtetit të ri me Bashkimin Evropian.

Qeveria Spanjolle ka pranuar pjesëmarrjen e autoriteteve kosovare në samitet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, por duke u përjashtuar flamujt dhe shenjat dalluese të shtetit të Kosovës.

I fundit nga këto samite u mbajt më 13 dhjetor në Bruksel, nën Presidencën spanjolle të Bashkimit Evropian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy