Hernandez shpreh besnikërinë ndaj trajnerit: Jemi me Pioli, nuk i kemi dëgjuar fjalët nga jashtë

by Nexhat

Theo Hernandez u shfaq i lumtur pas fitores së Milanit ndaj Empolit me rezultat 3-0, ndërsa nënvizoi mbështetjen e tij për trajnerin Stefani Pioli.

Francezi u aktivizua në qendër të mbrojtjes për shkak të mungesave të shumta në prapavijën e të kuqve

“Kemi kaluar një periudhë të komplikuar, por jemi të lumtur që fituam. Kurrë nuk kemi dëgjuar atë që flitet rreth nesh. Kemi pasur shumë dëmtime. Trajneri më pyeti nëse isha i gatshëm të luaja si qendërmbrojtës. Unë i thashë po menjëherë”.

“Jam i lumtur, tani thjesht duhet të vazhdojmë kështu. Sot zhvilluam një ndeshje të madhe, tani të mendojmë për të mërkurën”, deklaroi Theo

Milani luan në çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Atalantës në “San Siro”.

Në fund kishte edhe një koment për trajnerin Stefano Pioli, i cili ka rrezikuar shkarkimin gjatë periudhës së fundit

“Ne kemi qenë gjithmonë me Piolin. Ne nuk dëgjojmë se çfarë thonë njerëzit. Jemi me trajnerin deri në fund”, ka thënë Theo Hernandez. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy