Inzaghi dhe Salernitana protestojnë për gjykimin në ndeshjen me Juventusin, trajneri nuk del në konferencë për shtyp

by Nexhat

Trajneri i Salernitana, Pippo Inzaghi refuzoi të fliste për mediat pas humbjes nga Juventusi, pasi drejtori Maurizio Mian paralajmëron se klubi ndihet i ‘penalizuar’ nga vendimet e gjyqtarëve.

Ata kishin kaluar në epërsi në Stadio Arechi këtë mbrëmje përmes Giulio Maggiore, por i njëjti lojtar u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë

banner

Samuel Iling Junior dhe Dusan Vlahovic, shënuan në pjesën e dytë për fitoren prej 2-1 të Juventusit.

Inzaghi u ndëshkua për mospajtim gjatë lojës dhe ai nuk u paraqit në intervistat pas ndeshjes, përkundrazi dërgoi CEO-n e klubit, Maurizio Mian.

“Inzaghi është shumë i zemëruar për disa incidente shumë të dyshimta të gjyqtarit”.

“Ne besojmë se në vazhdim të faullit të Maggiore ku u përjashtua, ka pasur një gabim të mëparshëm ndaj një prej lojtarëve tanë. Federico Gatti meritonte kartonin e dytë të verdhë”

“Ne mendojmë se jemi të penalizuar. Nesër do të kërkojmë një shpjegim në institucionet relevante”, ka thënë Mian.

Nuk është hera e parë që Salernitana ankohet për gjyqtarët në ndeshjet e tyre, ndërsa mbeten në fund të tabelës së Serie A pas dy fitoreve, gjashtë barazime

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy