Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj janë çifti i vetëm i krijuar në Big Brother VIP Kosova 2.
Ata u njohën në këtë format, ku edhe nisën një romancë dashurie, duke u bërë çift i vetëm – duke mos e përfshirë dyshen: Adri & Iliriana
Të njëjtit edhe në ditën e sotme (e diel) nuk kanë kursyer momentet e mira me njëri-tjetrin.

Dyshja e famshme shfaqen duke shkëmbyer puthje me plot pasion nën tingujt e këngës së Alban Skënderajt, “Obsesion”.
Ata shihet se janë më të dashuruar e më të lumtur se kurrë, duke gjetur ngrohtësinë.

Raporti i tyre u diskutua jashtëzakonisht, gjersa kanë filluar të bëjnë edhe plane për jashtë.
Megjithatë, pritet të shihet se si do të vazhdojë marrëdhënia e tyre
