“Nuk kemi pse mërzitemi”, ministri serb i “gëzohet” heqjes së vizave për Kosovën: 500 mijë shqiptarë do të largohen përgjithmonë drejt BE-së

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Miloš Vučević, u shpreh se deri në 500 mijë shqiptarë do të largohen nga Kosova dhe do të vendosen përgjithmonë në Bashkimin Evropian pas heqjes së vizave për zonën Shengen

Sipas tij, për këtë arsye popullata serbe nuk ka “pse të mërzitet” për heqjen e vizave për Kosovën

Vučević u shpreh se heqja e vizave për Kosovën nga BE-ja do të rezultojë njësoj si strategjia 1830-1876 (e migrimit të detyruar të shqiptarëve) nga princi i atëhershëm i Serbisë, Millosh Obrenović.

Në të njëjtin kontekst ai mbrojti edhe vendimin e muajit të kaluar të qeverisë serbe për lejimin e automjeteve me targa të Kosovës të qarkullojnë nëpër Serbi lirshëm.

“Pse jemi të mërzitur? Lërini shqiptarët të ikin. 500,000 njerëz do të shkojnë atje, në Europë. Le të tregohemi të mençur politikisht, na duhet pak politika e Millosh Obrenovićit, vetëm pak durim. Populli ynë duhet të piqet politikisht, për të kuptuar historikisht disa rrethana”, tha Vuçević për median serbe Vojvodina RTV 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy