“Pranë Kosovës sonë të shenjtë”, ministri i Mbrojtjes i Serbisë provokon nga baza ushtarake në Medvegjë

by Nexhat

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka vendosur që sot për Krishtlindjet Ortodokse të shkojë në Medvegjë, komunën e banuar me shumicë nga shqiptarët, nga ku ka provokuar. Ai ka vizituar pjesëtarët e ushtrisë serbe në një bazë ushtarake atje,

Ndërsa i ka uruar ushtarët për festën, ai ka përmendur Kosovën.

banner

“Kjo është arsyeja pse zemra ime është plot.Jam shumë i privilegjuar dhe i nderuar që, së bashku me gjeneralët, komandantët dhe oficerët, mund ta kaloj mëngjesin e Krishtlindjeve me pjesëtarët e Brigadës së Tretë në bazën ‘Medevce’, në rrethin Jablanički, në Zonën e Sigurisë Tokësore, pranë të kryqëzuarve tanë dhe Kosovës së Shenjtë e Metohisë, dhe në emër të të gjithëve qytetarëve të Serbisë, ju uroj pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri dhe i falënderoj për gjithçka që bënë dhe po bëjnë për atdheun e tyre”, tha Vuçeviq.

Duke folur për thirrjen ushtarake, ministri i Mbrojtjes theksoi se nuk është një thirrje e zakonshme dhe as një punë e zakonshme

“Është diçka më shumë, është diçka që të udhëheq gjatë gjithë jetës dhe që, jam i sigurt, të gjithë qytetarët e Serbisë e respektojnë, e vlerësojnë. Rroftë Ushtria Serbe, Rroftë Serbia jonë”, ka shtuar ai.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Vuçeviq në bisedën me pjesëtarët e ushtrisë është siguruar që detyrat e sigurimit të kufijve që ata i quajnë “vijë administrative” dhe kontrollit të Zonës së Sigurisë Tokësore të kryhen “me përgjegjësi dhe profesionalizëm”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy