Një përplasje e ashpër ka ndodhur sonte (e diel) mes Gani Gërmisë dhe Ylli Dervishit.
Të njëjtit derisa ishin në dhomën e gjumit kanë filluar t’i lëshojnë kunja njëri-tjetrit
“Për mua ke marrë zarf të zi, ti i ke shti gjërat prej jashtë i pari. A po do me të tregu, je i pafytyrë”, ka thënë Ganiu drejtuar Bucit.
E më pas ai ia ktheu në të njëjtën mënyrë me fjalët: “Ti je i pafytyrë o Gani”
Gazetari e humoristi në anën tjetër vazhdoi: “Nuk të jap vëmendje se nuk ke ku të shkosh më poshtë. Nuk ke respekt as për vete. O spec i mbushur, o burrë i ligë. Nuk ta fali se je tradhtar”.
Ata më pas vazhduan me ofendime duke përmendur veprimet që kanë bërë brenda.
Në një moment, Ganiu iu drejtua edhe Lindës me ‘OnlyFans’, pasi këngëtarja pranoi që ka një llogari në atë platformë.