Zelenskyy zotohet se Rusia do ndjejë pasojat pas sulmit në Donetsk

by Nexhat
Të paktën 11 persona u vranë nga bombardimet ruse në Donetsk të shtunën, sipas guvernatorit rajonal, Vadym Filashkin.

Pesë fëmijë ishin midis të vdekurve dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin në rajonin lindor të Ukrainës, pjesërisht i pushtuar nga Rusia, raporton Euronews,

Shërbimet e urgjencës besojnë se numri i viktimave mund të rritet pasi rreth gjashtë persona të tjerë duket se janë nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar.

banner

Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiyy tha se Rusia duhet të ndjejë pasojat e çdo sulmi të tillë, duke shtuar se “asnjë sulm i tillë nuk do të kalojë pa pasoja”.

Granatimet goditën qytetin e Pokrovsk, rreth 50 km nga vija e frontit.

Para luftës, ajo kishte një popullsi prej 60 mijë banorësh. Nëntë persona u vranë dhe 82 u plagosën në gusht nga bombardimet ruse.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy