Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Wigan Athletic, ndeshje kjo në kuadër të raundit të tretë të FA Cup.
Pjesa e parë ishte mjaft e pasur në aspektin e rasteve për gol, ku të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të kaluar në avantazh
Thelo Aasgaard (3’) i vendasve shpërdoroi një mundësi të artë shënimi për të kaluar ekipin e tij në avantazh dhe Onana bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.
Manchester United kaloi në avantazh përmes Diogo Dalot (22’) i cili shfrytëzoi asistimin e Marcus Rashford për të shënuar për 1-0 në cepin e djathtë të portierit
Diogo Dalot makes it 1-0! ⚽️ pic.twitter.com/BfP05nCdAu
— United Zone (@ManUnitedZone_) January 8, 2024
“Djajtë e Kuq” patën mundësinë që pjesën e parë ta mbyllin me avantazh edhe më të thellë por e goditën shtyllën në tri raste.
Golin që i dha fund përfundimisht shpresave të vendasve e shënoi Bruno Fernandes (74’) duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.
https://twitter.com/ESPNFC/status/1744476607283081304?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1744476607283081304%7Ctwgr%5E0d397cdba3b5c469e606e40b67f35d66a78dfbfe%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmanchester-united-fiton-si-mysafir-wigan-athletic-kualifikohet-ne-raundin-e-katert-te-fa-cup%2F
Deri në fund të takimit ani pse të dy skuadrat patën rastet e tyre për gol, ata nuk u treguan të saktë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të United
Të besuarit e Ten Hag tani do të presin fituesin e duelit Newport County/Eastleigh për raundin e katërt të FA Cup