Serbët në Mitrovicë të Veriut nuk kanë njoftuar për vendin se ku do ta mbajnë peticionin

by Merita

Grupi nismëtar ende nuk e ka lajmëruar kryetarin e kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, se ku do ta mbajë peticionin për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune, Erden Atiq.

Në një prononcim për Gazetën Express, Uglanin tha se nuk do t’i pranojë nënshkrimet nëse ato mblidhen në rrugë.

banner

“Ende nuk më kanë njoftuar. Ata janë të obliguar sipas udhëzimit administrativ me njoftu kuvendin komunal për shfrytëzimin e hapësirës publike, ata s’janë lajmëru. Nëse i mbledhin nëpër rrugë nuk i pranoj”, tha ai.

Çështja e zgjedhjeve në Veri u bë aktuale pas dorëheqjes së kryetarëve të atëhershëm në nëntor të vitit 2022, të cilët nuk qenë të kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

Më pas zgjedhjet u caktuan për më 18 dhjetor, por për shkak të insistimit të bashkësisë ndërkombëtare ato u shtynë për më 23 prill. Më 23 prill pati dalje të ulët të qytetarëve në zgjedhje dhe sipas rezultateve fitues dolën kandidatët shqiptarë.

Pas shumë tensioneve në Veri, ndërkombëtarët rekomanduan dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë, mirëpo krerët shtetërorë në Kosovë përkrahën opsionin për peticionin, për çka më pas u hartua udhëzimi administrativ.

Ky udhëzim parasheh që kryetarët të shkarkohen pas nisjes së peticionit nga qytetarët. Tashmë kanë nisur procedurat dhe ka filluar rjedhja e afatit 30 ditor për mbledhjen e nënshkrimeve. Mirëpo, udhëzimi administrativ parasheh mundësinë që të kërkohen 15 ditë afat shtesë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy