Zemaj: LVV ndërtoi kauzë duke kundërshtuar me protesta punimet në grykën e Deçanit, sot japin leje mjedisore

by Nexhat

Organizatat mjedisore “Pishtarët”, “Gjethi” dhe “EcoZ”, kanë dorëzuar këtë të enjte padi kundër Ministrisë së Mjedisit, pasi sipas tyre ky dikaster i ka dhënë fshehurazi leje mjedisore kompanisë Kelkos.

Sipas këtyre tri organizatave joqeveritare, një vit më parë ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka mbajtur takime të fshehta me Kelkos dhe pas takimeve, kjo kompani ka marrë leje ujore dhe mjedisore për hidrocentralin “Lumbardhi” në Deçan

Kelkos-i ka bërë investimin e parë në Grykën e Deçanit, kur në vitin 2009 ka blerë një hidrocentral ekzistues.

Që nga fillimi i ndërtimit të hidrocentraleve, në vitin 2014, aktivistët dhe banorët lokalë kanë ngritur zërin për dëmet që i janë shkaktuar lumit dhe zonës përreth

Deputeti i LDK-së nga Deçani, Armend Zemaj ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve.

Ai ka thënë se ky është mashtrimi i radhës i Kurtit e LVV-së

“Ashtu siç bënin për pronat tek manastiri ashtu siç bënin për demarkacionin ashtu siç ja humbën Kosovës shumë vite në proceset integruese ashtu siç e pësoi rinia, shteti dhe ekonomia nga mashtrimet e propaganda, ashtu kësaj radhe ja na doli edhe një sihariq tjetër i pushtetit mashtrues të Kurtit”, ka shkruar Zemaj

Deputeti opozitar thotë se qeveritarët e tanishëm mashtruan popullin dhe ndërtuan kauzë se janë për mbrojtje të Grykës së bukur të Deçanit.

“Na vinin në Deçan here njëri e herë tjetri, por pos që e shijonin peizazhin e bukur, e bënin kinse po kundërshtonin shkatërrimin e natyrës, duke akuzuar për krim të organizuar e privatizim kriminal, ku gjeten edhe njerëz të vullnetit të mirë dhe ndërtuan kauzë se janë për mbrojtje të Grykës së bukur të Deçanit”, vijon tutje reagimin Zemaj.

Deputeti i LDK-së, thotë se pos pajisjes me leje mjedisore kompaninë Kelkos Energy, qeveria nuk ka publikuar vendimin as në webfaqe.

“Por sot, nga pushteti i mashtrimit – Jo që nuk u dolën në mbrojtje por edhe i paskan pajisur me leje mjedisore kompaninë Kelkos Energy, fshehurazi siç dinë ta bëjnë secilin punë, duke privuar publikun nga vendimmarrja, duke mos publikuar as në ëebfaqe të ministrisë duke e ditur që po bëjnë krim mjedisor”.

“Andaj sot pyetjet legjitime për ju janë;

A do të organizoni Protestë?

A do të thirrni Ministrin në Interpelancë?

A do të formoni komision hetimor?

A do të thirrni Konferencë?

A do t’i akuzoni Ministrin dhe Qeverinë për hajni e korrupsion të përbashkët me kompaninë?

Një është e vërtetë!

Viktimat e këtij mashtrimi janë deçanasit, siç është e gjithë Kosova nga kauzat e juaja të rrejshme”, ka shkruar tutje Zemaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy