Afaristi nga Prizreni i dyshuar për keqpërdorime dhe mashtrime milionëshe

by engel

Sot gjatë ditës është raportuar nga media të ndryshme për aksione të prokurorisë themelore dhe policisë së Kosovës për të kapur persona të dyshuar për shkelje ligjore dhe shmangie tatimi me vlerë milionëshe. Lidhur me këtë aksion, një afarist nga Zvicra i cili ka investuar në Kosovë, po dyshohet për shmangie nga tatimi në vlera milionëshe.

Fjala është për biznesmenin Feim Pula që sipas raportimeve të para në media është një nga dy afaristët e përfshirë në një hetim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë nën dyshimet për shmangie nga tatimi dhe falsifikim të dokumenteve.

banner

Departamenti për Krime Ekonomike i Policisë së Kosovës ka kryer sot bastisje në objektin e ATK-së në lagjen Arbëria të Prishtinës dhe në një lokacion tjetër në Prizren.

Feim Pulaj, me origjinë nga Prizreni, dyshohet se ka tentuar t’i shmangej tatimit në vlerë rreth 3 milionë euro.

Hetimet ndërlidhen edhe me zyrtarë të ATK-së për mashtrim në detyrë. Ata dyshohet se kanë pranuar fatura fiktive nga Pulaj dhe një biznesmen tjetër. Këto fatura ishin pjesë e një aplikimi për rimbursim nga ATK-ja.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, aksioni ka nisur mëngjesin e së martës.

Zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj tha se hetimet po kryhen në drejtim të veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës”, tha Ulaj të martën.

Zëdhënësja e Prokurorisë tha se hetimet përfshijnë “persona zyrtarë e qytetarë”.

Ajo tha se Prokuroria Themelore në Prishtinë do t’iu njoftojë me kohë për zhvillimet nga ky aksion, pasi të mbarojë i tëri.

Ndryshe, i dyshuari Feim Pulaj është një afarist me origjinë nga Prizreni me veprimtari edhe në Zvicër. Pas rikthimit nga Zvicra në Kosovë, ka hapur një sërë biznesesh me veprimtari të ndryshme: nga hoteleria deri tek telekomunikimet.

Ai është pronar i një hoteli në Vërmicë të Prizrenit, por ka edhe në pronësi edhe një biznes tjetër që merret me ndërtimin e objekteve banesore, kryesisht në Komunën e Prizrenit.

Në vitin 2020, Feim Pulaj i përvetësoi 100 për qind të aksioneve të kompanisë telekomunikuese “Advan Tech”.

Siç shkruante, në tetor të 2021’ës, portali “Front Online”, krahas aksioneve, ai trashëgoi edhe një kontratë, të cilën biznesi në fjalë para se ky ta blente e kishte lidhur me Telekomin e Kosovës.

Bëhet fjalë për një marrëveshje, sipas të cilës të dyja palët pajtoheshin të ofronin shërbime të përbashkëta kabllore, interneti e telefoni për 7 vjet.

Ujdia që u nënshkrua më 6 dhjetor të 2019-s nuk u zbatua kurrë nga ana e Telekomit. Kësisoj, në vitin 2021 ai e kishte ‘kërcënuar’ Telekomin me zgjidhje të kontestit mes tyre në Arbitrazh.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy