Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Angılı viziton komunen e Pejës

by engel

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z.Sabri Tunç Angılı.

Kryetari Muhaxheri u shpreh shumë i nderuar me vizitën ambasadorit Turk në komunën e Pejës e cila padyshim është rezultat i bashkëpunimeve të shumta në të kaluaren dhe planeve për të ardhmen. Edhe Ambasadori Turk Angılı e falënderoj kryetarin Muhaxheri për pritjen duke theksuar s’e vizitën e parë për vitin 2024 e kishte realizuar pikërisht në Komunën e Pejës.

Gjatë takimit është biseduar për qytetin e Pejës dhe Komunat e Turqisë me të cilat Komuna e Pejës është e binjakëzuar. Poashtu temë diskutimi ishin edhe binjakëzimet e shkollave të Pejës me ato në Turqi si dhe mundësit për zhvillimin ekonomik, projekte në fushën e kulturës, turizmit, bujqësisë etj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy