Kosova dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar për lirimin nga vizat atyre që janë ta pajisur me pasaporta diplomatike dhe zyrtare.
Marrëveshja është nënshkruar gjatë takimit të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe homologut të tij, Waleed Abdulkarim El Khereiji.
Gjatë këtij takimim, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit.
“Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Arabinë Saudite për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës. Z. Ahmeti kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite.”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Fruitful discussion with the Vice Minister of the Kingdom of Saudi Arabia, @W_Elkhereiji, paving the way to further strengthen our relations in a number of fields.
— Kreshnik Ahmeti (@Kreshnik_A) January 9, 2024
Happy to have signed the Agreement on Visa Waiver for Diplomatic and Official Passports.
@MFAKOSOVO https://t.co/FzhZi5sBGr
