Fëmijët e Bedrije Loka tregojnë për dhunën që ajo e kishte përjetuar nga babai i tyre

by engel

Përveç pamjeve që tregojnë dhunën e ushtruar nga Xhemal Loka ndaj bashkëshortes së tij Bedrie Loka, dëshmitë e fëmijëve janë ato që duket se e fundosin edhe më tej 45-vjeçarin, i cili akuzohet se e ka shtyrë të shoqen drejt vetëvrasjes.

Gazetarja Enkeleda Arapi ka sjellur detaje nga dosja hetimore, ku mes të tjerash zbardhen dëshmitë pikërisht dëshmitë e vajzës dhe 3 djemve të çiftit.

banner

Në dëshminë e tij njëri prej djemve pohon se mes tyre kishte pasur gjithnjë debate dhe se Xhemali nuk e linte të shoqen të shkonte tek e ëma. Debat për këtë fakt kishin pasur edhe një natë përpara se nëna e 4 fëmijëve të pinte helm, duke i dhënë fund jetës.

Një detaj rrëqethës është fakti se djali thotë se një vit më parë, i ati e kishte marrë në telefon të ëmën dhe i kishte thënë: “Do të të bëj të vrasësh veten”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy