36
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është zhdukur në komunën e Ferizajit. Rasti është lajmëruar në polici nga një burrë i cili ka njoftuar se është zhdukur një grua dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Ferizaj 04.01.2024 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se viktima femër ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.