Kontroll në një shtëpi dhe objekte tjera në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë, sekuestrohen armë e marihuanë – një person në pranga

by Nexhat

Njësitet e Stacionit Policor Veriu Prishtinë me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur  dhe sekuestruar armë e marihuanë, në pranga ka rënë personi me inicialet S.C., 48-vjeç.

 Policia informon se aty u sekuestrua: Një armë të gjatë AK -47, një armë të tipit Zoraki, një thikë, dy karikatorë, 9 fishekë si dhe një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, dyshohet të llojit marihuana. “Personi i dyshuar S. C, (mashkull), 48 vjeç, është arrestuar nga ana e policisë dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia. “Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe është hapur rast për veprat:Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës si dhe posedim i  paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe kanosje, pasi që i dyshuari gjatë kohës që po kryhej kontrolli ka kanozur njërin nga zyrtarët policor”, njofton PK.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy