Lajçak në Paris me këshilltarin e Macron për dialogun Kosovë- Serbi: Po përgatitemi për muajt në vijim

by Nexhat

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takimin e parë për këtë vit.

Ai ka udhëtuar në Paris për takim me Emmanuel Bonne, këshilltairn e presidentit francez, Emmanuel Macron, për dialogun Kosovë-Serbi

banner

Lajçak ka thënë se më këtë ka biseduar për përgatitjet për muajt në vijim rreth dialogut.

”Kam përfunduar vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Kisha takime shumë të rëndësishme dhe të dobishme në Quai d’Orsay dhe në Élysée për të përgatitur për muajt në vijim. Jam mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për Dialogun e lehtësuar nga BE dhe punën time”, ka shkruar Lajçak në platformën X të martën

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që shtetet e fuqishme perëndimore të emërojnë emisarë për këtë çështje.

Madje edhe liderët e këtyre shteteve po përfshihen që të mundësohet një zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi.

Procesi i dialogut po shoqërohet njëkohësisht në tensione në terren në pjesën veriore të Kosovës.

Zyrtarët perëndimorë kanë kërkuar nga Serbia dhe Kosova përgjegjësi që situata mos të eksalojë

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1744801494178689434?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1744801494178689434%7Ctwgr%5E843e3710fa5501e1dc4ed38478498a23d9a104ba%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajcak-ne-paris-me-keshilltarin-e-macron-per-dialogun-kosove-serbi-po-pergatitemi-per-muajt-ne-vijim%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy