Kryeministrja e Francës, Élisabeth Borne, dje dha dorëheqje pas disa ditësh spekulimesh për një riorganizim të qeverisë.
Presidenti, Emmanuel Macron, i cili po kërkon t’i japë një shtysë të re mandatit të tij të dytë përpara zgjedhjeve të Parlamentit uvropian dhe Olimpiadës së Parisit këtë verë, falënderoi Borne për “punën e saj shembullore në shërbim të kombit”.
Disa raportime thonë se kryeministri i ri i Francës do të emërohet sot, raporton The Guardian.
Emri më i përmendur si pasardhësi i Borne i mundshëm është 34-vjeçari Gabriel Attal, ministër i Arsimit.
Kritikët e presidentit francez tashmë po vënë në dyshim zgjedhjen e tij të mundshme.
François-Xavier Bellamy, një anëtar i parlamentit europian që përfaqëson Les Républicains, tha se Attal nuk kishte ende kohë për të arritur shumë në rolin e tij aktual.
Kush është Gabriel Attal?
Ministri i Arsimit, i konsideruar si një kandidat kryesor për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Francës, lindi në 1989 në Hauts-de-Seine.
Politikani i ri ka shërbyer tashmë në një sërë rolesh, duke përfshirë zëdhënësin e qeverisë dhe ministrin e llogarive publike.
Në fillim të karrierës së tij, Attal ishte anëtar i partisë socialiste, por më vonë iu bashkua partisë qendrore të Emmanuel Macron, e njohur tani si Rilindja.
Nëse zgjidhet për këtë rol, Attal do të ishte kryeministri më i ri dhe i pari homoseksual i Francës.