Stano: Shtetet e BE-së po punojnë në përputhje me kërkesat për kushtëzime ndaj Sërbisë për mosrespektimin e marrëveshjeve

by engel

Detyrimi për të zbatuar marrëveshjen me Kosovën kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, Stano: Puna po vazhdon në këtë drejtim.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, në pyetjen nëse BE-ja do të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjen me Kosovën duke e kushtëzuar me anëtarësim në bllok, tha se shtetet anëtare po punojnë në këtë drejtim.

banner

“Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare”, ishte përgjigjja e Stanos. Megjithatë, ai s’u përgjigj nëse kjo do të ndodhë gjatë janarit, raporton Gazeta Express.

Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet anëtare të BE-së në konkluzionet e miratuara nga Këshilli për Çështje të Përgjithshme në dhjetor.

“Të gjithë e dinë se çfarë ata [Kurti e Vuçiq] duhet të bëjnë dhe ne presim të pranojnë këtë vit si një mundësi e mirë për të filluar që të punojnë fort, jo të diskutojnë formalitete, por të punojnë në substancë”, shtoi Stano.

Ai përsëriti se palët kanë bërë një zotim me Marrëveshjen e Ohrit dhe se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy