Sulmoi portierin në fushë, i shqiptohet dënimi Liman Shpendit/ Video

by engel

Liman Shpendi është dënuar me tre vite qëndrimi jashtë çdo stadiumi në Itali dhe jashtë këtij vendi. Shqiptari që është babai i Cristian dhe Stiven Shpendit, dy sulmuesve të Kombëtares U-21 kërkoi falje që u fut në fushë dhe goditi portierin, por kjo nuk e ka shpëtuar nga dënimi i gjatë.

Episodi i pakëndshëm u regjistrua pasi përfundoi ndeshja e Serie C mes Cesenas dhe Olbias. Babai i futbollistit shqiptar, Liman Shpendi u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filippo Rinaldi. Ky i fundit gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar Cristian Shpendi dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i mbante nervat.

banner

Tanimë Limani do duhet t’i ndjekë nga TV dy djemtë e tij. Stiveni luan me Empolin në Serie A dhe Cristiani me Cesenan. Veç Italisë, mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se ndalimi i futjes në stadium është edhe jashtë këtij vendi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy