Tahiri i thotë ‘bravo’ Kurtit për punën e rrymës në Veri: AAK-në e ka prapa, e mbështesim

by Nexhat

 Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për marrëveshjen për energjinë në Veri dhe për pagesën e energjisë në atë pjesë të vendit nga 1 janari 2024.

Tahiri ka thënë se pritet të shihet se si do të shkojë një marrëveshje e tillë, megjithatë ka thënë se AAK-ja përkrah çdo vendim të Kurtit për shtrirje të sovranitetit në Veri të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe çështjen e energjisë elektrike

 Ai ka thënë se nuk e ka problem që t’i thotë Kurtit “bravo” .

“Tek energjia, është një marrëveshje të cilën e presim se si do të shkojë. Qëndrimi i AAK-së është i thjeshtë, ne  mbështesim në cdo veprim që Albin Kurti e bon në shtrirjen e ligjshmërisë në Veri të Kosovës, përfshirë edhe këto. Dhe për këtë nuk e kam problem me i thanë aferim. Aferim absolut, për cdo veprim”, ka thënë Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy