Deklarata e Haxhiut për Kushtetuesen, Gruda: Këto sulme do të ashpërsohen edhe më shumë sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve të reja

by Nexhat

Zyrtari i PDK’së, Përparim Gruda, ka reaguar pasi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Gjykata Kushtetuese po i pengon reformat në drejtësi.

Gruda ka thënë se Kushtetuesja dhe institucionet e tjera të drejtësisë po sulmohen nga qeveria Kurti “për të mbuluar dështimin dhe paaftësinë e tyre për të kryer reformat e premtuara”.

banner

Sipas tij, sulmet do të ashpërsohen edhe më shumë sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve të reja, raporton Express.

“Nuk ju ka faj Gjykata Kushtetuese dhe askush tjetër për paaftësinë e tyre për të realizuara reformat e premtuara. Për të vërtetuar këtë, vetëm merreni rastin e vetingut: Ministrisë së Drejtësisë i janë dashur dy vite kohe që t’i dërgoj në Gjykatën Kushtetueses amendamentet për këtë proces, tani akuzojnë gjykatën që ka vonuar vlerësimin e saj për ato amendamente. Po këta që i vonuan 2 vite që t’i dërgojnë në Gjykata, kanë ndonjë faj, apo këta janë të pagabueshëm?”, ka shkruar Gruda

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy