Edin Dzeko po përjeton një rini të dytë te Fenerbahce, shënoi het-trik brenda 29 minutash

by Nexhat

Sulmuesi boshnjak i Fenerbahces, Edin Dzeko po jeton një rini të dytë te klubi turk, ndërsa sonte shënoi tre gola brenda vetëm 29 minutash kundër Konyaspor.

Sulmuesi i njohur që ka luajtur me klube si Manchester City, Roma dhe Inter shënoi në minutat 11’, 32’ dhe 40’ për ta kompletuar het=trikun

Dzeko me dy golat e sotme arriti në kuotën e 16-të golave në këtë sezon.

Ai është në krye të listës së golashënuesve këtë sezon, ndërsa Fenerbahce mban vendin e parë në renditje po ashtu me 50 pikë, tri më shumë se Galatasaray që ka një ndeshje më pak.

Ndjekësi i parë në luftën për golashënuesin më të mirë të kampionatit turk është Mauro Icardi dhe që ka shënuar 12 gola.

Lufta si për titull ashtu edhe për Këpucën e Artë do të jetë mes këtyre dy ekipeve dhe lojtarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy